Bashkim smakaj biography of williams
Bashkim smakaj biography of williams
Bashkim smakaj biography of williams county!
Njeriu i skandaleve në zyrën e presidentit Thaçi
Bashkim Smakaj, i cili ishte detyruar të jepte dorëheqje nga kreu i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës në janar të vitit të kaluar, ka fituar post në zyrën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Smakaj është emëruar këshilltar politik në kabinetin e presidentit Thaçi.
Në faqen e Presidencës, për ish-kryespiunin, sikurse edhe për anëtaret tjerë të kabinetit të Presidentit nuk jepen të dhëna tjera e as biografi, përveç emrit dhe pozitës.
Pavarësisht të kaluar së tij të errët dhe të përshkuar me plot skandale në AKI, Thaçi ia ka besuar Smakajt një post në presidencë.
Bashkim Smakaj ishte detyruar të japë dorëheqje nga kreu i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës më 6 janar të vitit 2016.
Këtë vendim e kishte marrë presidentja Atifete Jahjaga për shkak të skandaleve dhe shkeljeve ligjore nga Smakaj.
Arsyeja kryesore për të cilën ishte shkarkuar Smakaj ka qenë rasti i të miturit Erion Zeka për të cilin AKI kishte thënë se e ka kth